Politike

Vlerësim apo…? Edhe Edi Rama në listën e kandidatëve të socialistëve për President

26 Prill 2022, 14:45 Nga DOSJA
Vlerësim apo…? Edhe Edi Rama në listën e kandidatëve

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste, ndryshe nga Edi Rama, duket se duan që pasardhësi i presidentit Ilir Meta të jetë pjesë e tyre. Sipas burimeve të “RTV Ora, në shumicën e zarfeve sekretë kanë qenë me emra brenda mazhorancës. Njëri prej tyre, të zgjedhurit socialistë kanë propozuar si kandidat për kreun e shtetit edhe Edi Ramën. Megjithatë nuk ka një numër ekzakt deputetësh që kanë propozuar Ramën që të zëvëndësojë kreun aktual të shtetit, por kjo tezë është rrëzuar nga vetë kryesocialisti.

Me një fjalim në Kuvend, Rama tha se presidenti i radhës nuk do të duhet që të dalë nga “gjiri” i socialistëve. Duke rrëzuar kështu edhe të gjithë ata që i kanë “besuar” detyrën e radhës. Por përse vallë? Për ta hequr nga posti i kryeministrit, apo kanë ndërmend diçka më të madhe?

Partia Socialiste ka dorëzuar deri më tani 67 emra për president. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama per president zgjedhja e presidentit te ri edi rama edi rama per president zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll