Politike

VIDEO/ Tension në zgjedhjet për kreun e PD-së në Bulqizë

26 Prill 2022, 20:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Tension në zgjedhjet për kreun e PD-së në

BULQIZË- Demokratët e Bulqizës dhe Himarës votuan sot për krerët e rinj të degëve, proces që u mbyll në orën 18:00 të pasdites. Tv Klan shkruan se në Bulqizë votimi u shoqërua me disa momente tensioni. Shkak i përplasjes u bë radha e madhe e anëtarëve që prisnin për të votuar, ç’ka bëri që disa demokrat të humbasin durimin, duke tentuar që të shqyejnë derën e kinemasë së qytetit ku u mbajtën zgjedhjet.

Pas disa minutash tensioni, situata u normalizua, për të vijuar me votimin, ku në garë ishin dy kandidatë. Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Bulqizë ishin parashikuar të mbaheshin të dielën e shkuar, por ato u shtynë për shkak të pretendimeve të palëve lidhur me fryrjen e listës së anëtarësisë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike zgjedhje ne deget e pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll