Politike

Këlliçi: Në shtator duhet të nisim fushatën për zgjedhjet bashkiake

25 Prill 2022, 20:24 Nga DOSJA
Këlliçi: Në shtator duhet të nisim fushatën për

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë me dije se PD duhet që të nisë fushatën për zgjedhjet e ardhshme lokale që në shtator të këtij viti, pra shtatë muaj para dhe në këtë mënyrë do ti prezantojnë më së miri kandidatët. I ftuar në emisionin “Top Story”, Këlliçi tha se vetëm me nisjen e herët të fushatës do të marrin rezultat surpizues, ndërkohë që si ka munguas as mbështetja. Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi e ka mbështetur në këtë ide dhe shtoi se LSI-ja do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës.

PJESË NGA BISEDA:

Këlliçi: E gjithë tentative e Ramës është që ta çojë PD-në në një situatë kaotike duke i hequr logon e të gjitha që të mos jemi të gatshëm për zgjedhjet bashkiake. Pak më bën interes se si del vendimi i gjykatës. Në vjeshtën e këtij viti ne duhet të zhvillojmë primaret dhe të nisim fushatë në shtator, 7 muaj më herët sesa janë zgjedhjet dhe jam i bindur që do të kemi një rezultat spektakolar sepse njerëzit janë të etur për ndryshimin dhe të kenë një kandidat të besueshëm. Zgjedhjet vendore janë jetike, pavarësisht vështirësive ku na ka futur Edi Rama. Për sa kohë Rama ushqen debatin në PD, forcat e tjera të vogla duhet ta kuptojnë që kemi vetëm një kundërshtar të vetëm, Ramën.

Kërpaçi: LSI-ja do të mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim. LSI-ja ka luajtur rol përcaktues dhe unë gjykoj se për këto zgjedhje puna duhet të fillojë me ritme të shpejta që ti kthejnë njerëzve demokracinë e munguar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...