Rikthehen protestat në vend! ‘1 Maj përballë kryeministrisë’ studentët i bashkohen thirrjes
26 Prill 2022, 11:46Nga DOSJA
TIRANË– Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë masive për 1 Majin. Nën moton “1 Maji na bashkon”, qytetarët shprehen se në këtë datë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe kushteve e pagave në punë. Kësaj proteste do t’i bashkohen edhe studentët, të cilët kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë ditën e dielë në orën 11:00. Studentët denoncojnë kanë ndarë posterin e protestës dhe mesazhin përkrah saj,
SHËNIMI I TYRE:
STUDENTËT I BASHKOHEN PROTESTËS SË 1 MAJIT.1 Maji është e vetmja ditë e ngjarje që i përket tërësisht popullit; popullit si antitezë e pushtetit 30-vjeçar që ndryshon në formë, por jo në përmbajtje. Si çdo herë tjetër kur punëtorët janë organizuar për të kundërshtuar shtypjen dhe shfrytëzimin, edhe këtë vit studentët do të jenë në shesh në krah të tyre. Neve, studentëve, na e kanë vjedhur çdo perspektivë për punësim në fushën ku studiojmë e specializohemi. Shumë prej nesh detyrohen të punojnë në call center, lokale e fasoneri gjatë kohës së studimeve. Në shkollë nuk na dëgjon njeri, kurse në punë na mbyllin gojën. Sot jemi studentë punëtorë, që universiteti na përgatit si të diplomuar të papunë. Ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkimit të njerëzve të punës dhe të dijes, pas thyerjes së barrierave artificiale mes universitetit dhe shoqërisë. 1 Maji na bashkon!
(A.B)/DOSJA.AL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Ai donte të hakmerrej ndaj një grupi shqiptarësh pasi ishte viktimë e një sulmi dhe shkoi në kërkim të atyre që e kishin bërë për spital duke u endur rru...
TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi ditën e sotme se vendi ynë ka bërë progres drejt anëtarësimit. Gjatë a...
DURRËS– Pas disa orësh është vënë në pranga Augert Zera, autor i plagosjes me armë ndaj Altin Sulkut në Durrës. Policia informon se Zerës iu është se...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka tashmë 12 anëatrë në përbërje. Presidenti Ilir Meta ka marrë vendimin të dekretojë emërimin e Darjel Sinës si gjyqtar të G...
TIRANË– Masat anti Covid janë hequr në Shqipëri. Ky është njoftimi i fundit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili u mblodh sot për të dhënë inform...
BULLGARI– Bullgaria nuk tërhiqet nga Veto-ja ndaj Maqedonisë së Veriut, duke u bërë pengesë kështu edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimi...