Aktualitet

Sherr në Durrës/ Zera u ankua nga zhurmat e punimeve, Sulku plagoset, e kërcënoi me lopatë

26 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
Sherr në Durrës/ Zera u ankua nga zhurmat e punimeve, Sulku plagoset,

DURRËS– Altin Sulku është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Durrës. 43-vjeçari ka marrë plumb në këmbë nga 35-vjeçari, Augert Zera. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar ku për motive të dobëta Zera plagosi Sulkun.

Ka qenë një zënkë banale e autorit të dyshuar me punëtorët që po kryenin punime në një nga banesat në pallat, që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Debati mes Sulkut dhe Zerës nisi për shkak të zhurmës që krijohej gjatë punës. Ka qënë Zera ai i cili kërkoi që të mos bëhej më zhurmë në pallat.

Njëri prej tyre ka reaguar duke i ngritur lopatën me të cilën po punonte. Pas kësaj situata është rënduar, duke përdorur armën, e duke bërë që Sulku të qëllohej në këmbë. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Autori u shpall në kërkim nga policia, për t’u vënë në pranga disa orë më vonë. Policia i sekuestroi Zerës armën e krimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri për zhurmat në pallatin në Durrës! Qëlloi me armë Sulkun, policia arreston autorin

DETAJE/ E plagosi për shkak të zhurmave në pallat, kush është AUTORI në Durrës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin sulku augert zera plagoset altin sulku plagosje ne durres altin sulku augert zera plagoset altin sulku plagosje ne durres

Sondazh

Poll