Aktualitet

Ambasadori kinez: S’ndikojmë negativisht në Shqipëri, rol kyç në negociatat Ukrainë-Rusi

26 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
Ambasadori kinez: S’ndikojmë negativisht në Shqipëri, rol

KORÇË– Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding është shprehur se Kina nuk ka ndikuar aspak negativisht në vendin tonë, pavarësisht pozicionit që mban për luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë. Gjatë një vizite në Korçë, Ding është shprehur se në 3 mujorin e parë të këtij viti eksporti i Shqipërisë ndaj Kinës ka patur një rritje me 60% në krahasim me këtë periudhë vitin e kaluar. Sipas tij, këto janë lajme inkurajuese dhe tregojnë se Kina nuk ka ndikuar aspak negativisht për Shqipërinë, vend me të cilin thotë se ka një miqësi tradicionale. Ambasadori i Kinës tha se diplomatëve nuk u vjen aspak mirë kur shohin luftën që po zhvillohet dhe se uron që gjithçka të përfundojë shumë shpejt duke arritur në një marrëveshje dypalëshe. Sipas tij Kina po luan një rol aktiv për sa i përket luftës, duke nxitur negociata mes palëve.

“Kjo temë është tepër e madhe për mua, asnjë njeri nuk ka dëshirë të shohë luftën aq më pak luftën bërthamore. Për luftën aty, ne si diplomatë nuk e njohim gjendjen reale por si diplomatë duhet të nxitim paqen dhe bashkëpunimin midis vendeve. Besoj që e gjithë lufta rezulton në mënyrë tragjike, do dëmtojë paqen, ekonominë, rendin e shoqërisë, etj. Shpresoj që lufta të mbarojë shpejt dhe të bëjnë negociata për paqen për një zgjidhje që do e pranojnë të dyja palët. Lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, kjo është një ngjarje tragjike dhe e gjithë bota nuk ka dëshirë të shohë këtë situatë, as Kina. Në këtë luftë Kina po luan një rol pozitiv, aktiv për të nxitur negociata për paqe. Presidenti apo ministri i jashtëm i Kinës kanë mbajtur komunikim me gjithë liderët e vendeve të botës. Për sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë siç e kam thënë, Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale prej kohësh. Është një marrëdhënie normale mes vendeve. Nuk ka rëndësi se sa i madh është vendi, për ne ka të njëjtën rëndësi. Disa pretendojnë që Kina ndikon negativisht, unë personalisht nuk shoh ndonjë ndikim negativ nga Kina për Shqipërinë. Nuk e di për çfarë e kanë fjalën. Të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë për të përfituar njerëzit e këtyre vendeve. Kina nuk ka interes për gjeopolitikë, të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë në përfitim të të dyja vendeve, do të përfitojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, të gjitha gjërat që ne bëjmë janë me dëshirën e popullit dhe qeverisë shqiptare. Në 3 mujorin e parë të këtij viti eksporti i Shqipërisë ndaj Kinës ka patur një rritje me 60% në krahasim me këtë periudhë vitin e kaluar. Këto janë lajme inkurajuese,”- tha ambasadori Ding ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasadori i kines zhou ding zhou ding ne korce ambasadori i kines zhou ding zhou ding ne korce

Sondazh

Poll