Aktualitet

Sherri për zhurmat në pallatin në Durrës! Qëlloi me armë Sulkun, policia arreston autorin

26 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
Sherri për zhurmat në pallatin në Durrës! Qëlloi me

DURRËS– Pas disa orësh është vënë në pranga Augert Zera, autor i plagosjes me armë ndaj Altin Sulkut në Durrës. Policia informon se Zerës iu është sekuestruar edhe arma e krimit. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen numër 8 në Durrës. Zera qëlloi me armë ndaj Sulkut për shkak të një konflikti që nisi për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimi i autorit të plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.

LAJMI KRYESOR: Sherr në Durrës!Zera u ankua nga zhurmat e punimeve, punëtori ngriti lopatën,plagoset Sulku

(A.B)/Dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin sulku augert zera plagoset altin sulku altin sulku augert zera plagoset altin sulku

Sondazh

Poll