Aktualitet

‘Duhet durim strategjik’/ Negociatat me BE, Mazi: Shqipëria ka bërë progres ndër vite

26 Prill 2022, 08:25 Nga DOSJA
‘Duhet durim strategjik’/ Negociatat me BE, Mazi: Shqipëria ka

TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi ditën e sotme se vendi ynë ka bërë progres drejt anëtarësimit. Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Mazi tha se procesi ka qënë maratonë e se Shqipëria pëson dëm të madh nga mosmarrëveshjet që kanë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. 

‘Shqiperia gjate viteve ka bere progres, por duhet pasur parasysh se ky proces eshtë maratonë. Kapitujt 23, 24 mund të konsiderohen si lokomotiva negociatave. Në rast se nuk bëhen mirë detyrat në këto dy kapituj, atëhere kapitujt e tjerë mbesin në klasë. Reforma në drejtesi një nga reformat më transformuese në 30 vitet e fundit. Kjo reforme ka rikthyer besimin e popullit në sistemin e drejtesise. Vendi yne pëson dëm të madh nga nje mosmarrëveshjes mes dy vendeve (Maqedoni e Veriut-Bullgari). Ka vetëm një kanal me institucionet ndërkombëtare, me ta flitet të mirëkordinuar. Ky proces integrues ka rezultuar teper i gjatë, i ndërlikuar. BE ka dhënë asistencë teknike për avancimin e këtij procesi. Nënvizova në mbledhjen e fundit se vendi ynë ka pasur një avantazh të madh Mbledhjet e grupeve të punës janë shtyllat kurrizore. 70% e korpusit legjislativ do të implementohet. Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë duhet të koordinoje punën e institucioneve. Vonesat do të na krijojnë pengesa. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë. Me BE si brenda ashtu edhe jashtë duhet të tregojmë durim. Ky është një proces a politik, ky proces i jep përfitime të larta vendit tonë. Është një proces që ka kaluar si punë stafete. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet’- tha Mazi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike shqiperia ne be zef maz shqiperia ne be zef maz

Sondazh

Poll