Aktualitet

Hiqen masat Covid-19/Lejohet muzika në clube, maskat pa detyrim, hyrjet në Shqipëri pa test

26 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Hiqen masat Covid-19/Lejohet muzika në clube, maskat pa detyrim, hyrjet

TIRANË– Masat anti Covid janë hequr në Shqipëri. Ky është njoftimi i fundit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili u mblodh sot për të dhënë informacionet më të fundit në lidhje me pandeminë në vend. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe do të hapen klubet e natës, ndërsa hyrja e të gjithë shtetasve në Shqipëri do të bëhet pa patur nevojë për certifikatë vaksinimi apo test COVID.


VENDIMET:

-Vaksinimi me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes

-Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandohet mbajtja në ambiente të mbyllura.

-Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

-Heqja e detyrimit për të paraqitur pasaportë vaksinimi, dokument testimi negativ për COVID-19 apo cerifikatë shërimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, duke filluar nga 1 Maji.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve masat anticovid ne shqiperi shqiperi komiteti teknik i eksperteve masat anticovid ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll