Aktualitet

E bënë për spital, 60-vjeçari italian del me thikë në kërkim të shqiptarëve që e dhunuan

26 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
E bënë për spital, 60-vjeçari italian del me thikë

ITALI- Ai donte të hakmerrej ndaj një grupi shqiptarësh pasi ishte viktimë e një sulmi dhe shkoi në kërkim të atyre që e kishin bërë për spital duke u endur rrugëve të Pergola, në provincën e Pesaro Urbinos, me një thikë në dorë.

Sipas mediave vendase, një 60-vjeçar nga Sardenja, ishte përfshirë disa ditë më parë në një sherr me një grup të rinjsh shqiptar, ku pasi u mjekua në spital për hundën e thyer doli në kërkim të të rinjve për t’u hakmarrë.

Njëri nga shqiptarët e pa dhe kuptoi qëllimet e tij dhe menjëherë kërkoi ndihmë nga karabinierët të cilët e vunë në pranga dhe e çuan në komisariat për t’i marrë dëshminë.

60-vjeçari kërkoi falje për sjelljen e tij por tha se reagoi ndaj agresionit të rëndë që pësoi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes shqiptareve ne itali sherr mes shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll