Aktualitet

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut, penalizohet Shqipëria

26 Prill 2022, 10:48 Nga DOSJA
Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut,

BULLGARI– Bullgaria nuk tërhiqet nga Veto-ja ndaj Maqedonisë së Veriut, duke u bërë pengesë kështu edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Mediat bullgare shkruajnë se Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Genchovska para konferencës në Sofje, “Forumi BE takon Ballkanin”, është shprehur se kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të njohë rrënjët bullgare qëndron ende.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj,”- deklaroi Genchovska.

Komisioneri Oliver Várhelyi ndodhet sot në Bullgari ku do të takohet me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe me ministren e Jashtme Teodora Gençovska për të diskutuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

LAJMI KRYESOR/BE takim me Forumin e Ballkanit në Sofje, qëndrimi i Bullgarisë ‘djeg’ Shqipërinë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore forumi be-ballkan ne sofje olivér várhelyi teodora genchovska forumi be-ballkan ne sofje olivér várhelyi teodora genchovska

Sondazh

Poll