Aktualitet

Presidenti i ri! Mblidhet grupi parlamentar i PS, EMRAT e propozuar, mes tyre Nano dhe Rama

26 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
Presidenti i ri! Mblidhet grupi parlamentar i PS, EMRAT e propozuar, mes tyre

TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh ditën e sotme. Në mbledhje e cila nisi në orët e para të mëngjesit, u diskutua për çështjen e presidentit të ri. 67 emra janë propozuar nga grupi i PS.

Burime për gazetën “Panorama”, konfirmojnë se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj.

Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile. Burime brenda Grupit Parlamentar të PS-së bëjnë me dije se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordësinë e opozitës.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi i ps grupi parlamentar i ps 26 prill 2022 partia socialiste zgjedhja e presidentit te ri grupi i ps grupi parlamentar i ps 26 prill 2022 partia socialiste zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll