Aktualitet

VD-‘Të të vijë ZOR, turp’/ Ina Zhupa i heq mikrofonin ministres së Kulturës në Komision

26 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
VD-‘Të të vijë ZOR, turp’/ Ina Zhupa i heq mikrofonin

TIRANË– ‘Trup, turp‘-janë fjalët përsëritëse të deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupës, ndaj ministres së Kulturës Elva Margaritit, gjatë Komisionit të Edukimit. Teksa ministrja po fliste për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, deputetja e PD-së u shpreh se ka shumë verejtje për këtë projektligj. Ajo e quan marrëveshjen sekrete pasi thotë se nuk është parë.


REPLIKAT:

Ina Zhupa: Si mund të vijnë për dicka që nuk e kemi parë, zoti Petro mos përfito

Petro Koci: Vijojmë mbledhjen.

Zhupa: Nuk mund të vazhdohet, ajo nuk flet ( i bie tavolinës)

Margariti: Butrinti nuk është personal, nuk është e imja. 

(Zhupa ngrihet në këmbë dhe i merr mikrofonin)

Koçi: A ka mundësi ta mbash vetëveten, s’je ti komandatja.

Margariti: Ju falenderoj për vizitën tuaj në Butrint, se iu është dashur të rikujtoni se keni një Butrint. Do ta dëgjosh deri në fund

Koci: Punonjësit e gardës të mos e lejojnë..

Ina Zhupa: T’ju vijë turp, pse është marrëveshja sekrete.

Margariti: Anti turpi këtu je ti, e vesh përditë, je fytyra e turpit në këtë komision.

Zhupa: Turp, turp, turp, të të vijë zor nga vetja që ulesh aty. 

Elva Margariti: Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit, hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Ina Zhupa: Përgjigju, pse është marrëveshja sekrete.

Elva Margariti: Marrëveshja e administrimit do të sigurojë.

Ina Zhupa: Pse është, përgjigju, pse është sekrete marrëveshja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike elva maragariti ina zhupa elva maragariti ina zhupa

Sondazh

Poll