Aktualitet

Për herë të dytë! Alibeaj dhe Yuri Kim takohen të premten në ambientet e Kuvendit

26 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
Për herë të dytë! Alibeaj dhe Yuri Kim takohen të

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim do të takohet në fund të javës me deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Raportohet se takimi do të zhvillohet ditën e premte në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Takimi i tyre i parë u zhvillua më 5 prill, po në ambientet e Kuvendit. Takimi u komentua gjatë pasi ambasadorja amerikane iu referua demokratit si kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike. Post që nuk i takon më, pasi me vendimin e Statutit të 11 dhjetorit, Alibeaj u shkarkua nga detyra e nënkryetarit e rrjedhimisht s’mund të jetë më kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj yuri kim enkelejd alibeaj yuri kim

Sondazh

Poll