Aktualitet

VIDEO- Zhupa i heq me dhunë mikrofonin Margaritit, Koçi ndërhyn: Mbaj veten

26 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
VIDEO- Zhupa i heq me dhunë mikrofonin Margaritit, Koçi

TIRANË– Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka nisur të gjuajë tavolinën me grushte në momentin që ministrja e Kulturës Elva Margariti fliste për Butrintin. E gjitha ishte në kuadër të një proteste që nisi Zhupa brenda Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Ndërkohë, pavarësisht goditjeve të deputetes, Margariti vijonte të fliste edhe pse nuk dëgjohej qartë.

Duke parë që ministrja nuk e ndërpriste fjalën e saj, Zhupa afrohet dhe i heq mikrofonin. Deputeten e PD-së tentojnë ta ndalojnë duke i folur, por ajo nuk zmbrapset. Zhupa niset drejt kryetarit të komisionit Petro Koçi.

“Do e mbash dot vetveten? O Garda ju lutem, Garda”– i thotë Koçi Zhupës. Por, deputetja e PD-së nuk ndalet, kthehet sërish pranë Margaritit dhe ia heq sërish mikrofonin.

Ndiqni momentin me video:

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike elva margariti ina zhupa elva margariti ina zhupa

Sondazh

Poll