Politike

Kandidat për president? Flet Dashamir Shehi: Gjithmonë ma thonë emrin, jam komod prandaj

25 Prill 2022, 20:43 Nga DOSJA
Kandidat për president? Flet Dashamir Shehi: Gjithmonë ma thonë

TIRANË– Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës ka bërë që të shumë emra të përfliten për pasardhësin e Ilir Metës pas 24 korrikut. Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, i ftuar në “Radari Informativ”, është pyetur lidhur me ndjesitë që ka patur pasi u propozua për president nga kreu i PAA, Agron Duka. Mirëpo ky lajm duket se nuk e ka surprizuar Shehin, i cili tha se sa herë ka zgjedhje për president emri i tij lakohet, por as kësaj here nuk do të jetë ai.

PJESË NGA BISEDA: 

Xhokaxhi: Zoti Shehi si u ndiet kur Agron Duka propozoi emrin tuaj për President të Republikës?

Shehi: Emrin tim e kanë thënë përherë.

Xhokaxhi: Si ka mundësi që sa herë ka zgjedhje për president, lakohet emri juaj?

Shehi: Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik. Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit.

Xhokaxhi: Por nuk është zgjedhje e parëndësishme?

Shehi: Kjo është një gjë në dorë të Ramës. Ai njeriun e vet do vejë, por ta marrë seriozisht mos e bëj një lloj tallavaje, pasi do zhvlerësojë personazhin që do vëjë në krye.

Xhokaxhi: Duhen negociatat me opozitën?

Shehi: Edhe opozita duhet të tregojë seriozitetin e vet, duhet të kishte nxjerrë disa personazhe për të thënë se edhe ne i kemi ca burra, edhe pse do e zgjedhë Rama. Por edhe për tu thënë ndërkombëtarëve që ne po fillojmë një linjë institucionale. Por shumë gjëra varen nga PS, sepse nëse ata do e degjenerojnë procesin, opozita nuk duhet të merret fare.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...