Politike

Spiropali: Kur flet Berisha e ndjej si detyrë t’i përgjigjem

25 Prill 2022, 19:56 Nga DOSJA
Spiropali: Kur flet Berisha e ndjej si detyrë t’i përgjigjem

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka shpjeguar përse është gjithmonë ajo personi që replikon me deputetin Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë.

E ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Spiropali tha se këtë detyrë nuk ia ka caktuar askush, por e bën me kënaqësi, për të ekspozuar shpifjet dhe deformimet e Berishës.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Detyrën kryesore, keni marrë përsipër që Berishës më së shumti ti jepni ju përgjigje. Kush ua ka dhënë këtë detyrë? Fuga i ndan këto?

Elisa Spiropali: Unë jam aty në Parlament, nuk iki asnjëherë. Kur flet Berisha, e ndjej për detyrë ti përgjigjem. E konsideroj si një detyrë, që atij njeriu, shpifjen, deformimin, që e ka praktikë, ti kthehet përgjigje në Kuvend.

Mentor Kikia: Ka patur një vendim të PS që të mos replikohet me Berishën?

Elisa Spiropali: Jo nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Unë i jam përgjigjur edhe Lulzim Bashës. Replikat me Berishën tingëllojnë më të rënda, replikat me të kanë më shumë peshë e më shumë vlerë, sesa me Bashën.

Ylli Rakipi: Nuk ju duket detyrë e vështirë? Se doktori ka energji të pëshembullt, nuk shteron.

Elisa Spiropali: Energjia e mban.

Lorenc Vangjeli: Kanë qenë replika në një kah. Berisha ka akuzuar, zonja i pergjigjet, por ai nuk i është përgjigjur më, nuk i kthehej direkt.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali sali berisha elisa spiropali sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...