Aktualitet

Eshtrat në Fushë Kuqe pa identitet, ekspertiza: U torturua para vrasjes (ADN e nënës)

26 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
Eshtrat në Fushë Kuqe pa identitet, ekspertiza: U torturua para

TIRANË– Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk kanë gjetur ende identitetin e personit të cilit i përkasin eshtrat që u gjetën në Fushë Kuqe. Pavarësisht se kanë kaluar 23 ditë nga gjetja e etrave në Fushë Kuqe të Kurbinit, ekspertët mjekoligjore kanë zbardhur vetëm se bëhet fjalë për një person që është keqtrajtuar e goditur me sende të forta para se të vritej. Kjo pasi në kocka, kryesisht në pjesën e kafkës janë konstatuar shenja të shkaktuara nga të goditurat.

Deri më tani mësohet se i është marrë AND-ja Liljana Gjonajt, nënës së Mariglen Gjonajt, adoleshentit të zhdukur që prej vitit 2015, të cilit dyshohet se i përkasin dhe eshtrat në fjalë.

Zhdukja e adoleshentit Mariglen Gjonaj është hetuar fillimisht nga prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas shpërbërjes së këtij institucioni, dosja kaloi sërish në Kurbin, por me kalimin e viteve, hetimet u pezulluan.

Mariglen Gjonaj nxënës i klases së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis në vitin 2015 për një ekskursion me shkollën me mjetin e të vëllait por nuk u kthye më. Ndryshe nga herët e tjera atë ditë nuk kishte telefon me vete, por kishte në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin duke kërkuar të birin, të cilin fillimisht e kishin kërkuar me të gjithë të afërmit e familjes, më pas ishin dorëzuar duke e denoncuar në Polici. Adoleshenti nuk u gjet më kurrë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat ne kurbin liljana gjonaj mariglen gjonaj eshtrat ne kurbin liljana gjonaj mariglen gjonaj

Sondazh

Poll