Politike

Rama nxjerr videon e mjekes së kthyer nga Franca, ‘masakrohet’ nga komentet: Na hapët barkun, demagogji komuniste

22 Shkurt 2019, 08:43 Nga DOSJA

Kryeministri Edi Rama që në mëngjes sot ka publikuar një video ku në të shfaqet një mjeke e cila është kthyer nga Franca për vazhduar karrierën e saj në Shqipëri.

“Mirëmengjes dhe me Dr.Valmirën, kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, falë politikës mbështetëse për mjekët specialistë që kthehen nga jashtë vendit apo shkojnë të punojnë jashtë Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama sipër videos.  Por menjëherë kanë vëshruar komentet nga ana ndjekëve të tij të cilët nuk i kanë kursyer kritikat për qeverisë Rama. 

“Ikin 30 mjekë dhe kthehet një… Hajde ta nxjerrim në Facebook. Na e hapër barkun me këtë show çdo ditë”, i shkruan një qytetare Ramës.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan: “Kjo është tamam demagogji e tipit komunist, iku nga qyteti dhe vajti në fshat me dëshirë. “

“Mjerë populli i shkretë, infermierët dhe doktorët po ikin për ditë në Gjermani”, ky është një tjetër koment i një qytetareje.

Kryemininistri Edi Rama kësaj here nuk iu ka kthyer përgjigje qytetarëve,  pasi ka raste që ai replikon me ta.

Komentet në postimin e Ramës:

 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komentet qytetaret sistemi i shendetesise edi rama komentet qytetaret sistemi i shendetesise

Sondazh

Poll