Sport

Aksidentoi gruan me makinë, Salvio: “Dua ta zgjidh situatën dhe të jetoj në paqe”

23 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Aksidentoi gruan me makinë, Salvio: “Dua ta zgjidh situatën dhe

ARGJENTINE – Futbollisti i Boca-s, Eduardo “Toto” Salvio ka thyer heshtjen një javë pas skandalit me ish-bashkëshorten e tij, Magalí Aravena dhe ka shprehur dëshirën për të “zgjidhur” situatën dhe “të jetojë në paqe”.

“Ndjehem keq për atë që ndodhi, thjesht doja të largohesha dhe të mos kisha kontakte. Nuk e pashë që ajo ra apo u plagos duke mbajtur dorezën, ndërsa unë po largohesha me makinën në lëvizje,”- tha Salvio përmes një audioje dërguar gazetarit “Luli” Fernández.

Pas episodit, trajneri i Bocas, Sebastián Battaglia, zgjodhi lojtarin për ndeshjen e zhvilluar të dielën e kaluar kundër Lanúsit, por në atë të radhës ndaj Godoy Cruz de Mendoza, “Toto” ishte në stolin si zëvendësues.

“Sot dua ta kapërcej këtë moment, ta sqaroj dhe të fokusohem te fëmijët e mi, puna ime te Boca. Dua ta zgjidh këtë problem dhe të jetojmë në paqe dhe përzemërsi”,- tha lojtari.

Këtë të premte, në prokurorinë e Buenos Airesit kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit, partnerja aktuale e Salvios, Sol Rinaldi, kushëriri i tij që ndodhej në makinë dhe dy persona të tjerë që morën pjesë në atë që ndodhi.

Për momentin nuk ka pasur asnjë veprim ligjor për viktimën e dyshuar, por lojtari tashmë është deklaruar, se do të akuzohet për dhunë gjinore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dhunë gjinore eduardo 'toto' salvio magali aravena trajneri i bocas dhunë gjinore eduardo 'toto' salvio magali aravena trajneri i bocas

Sondazh

Poll