Sport

Meksika në finalet “Katar 2022”, trajneri Martino probleme me shikimin…

23 Prill 2022, 05:40 Nga DOSJA
Meksika në finalet “Katar 2022”, trajneri Martino probleme me

MEKSIKE – Meksika është kualifikuar për në finalet e Kupën e Botës “Katar 2022” dhe po përgatitet për ngjarjen e madhe. Ajo ka planifikuar për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Guatemalës më 27 prill, por Gerardo Martino nuk do të jetë atje.

Trajneri ende nuk ka marrë “Ok” nga mjekët për problemin me syrin e dëmtuar, që e mban larg kombëtares së Meksikës që prej nëntorit.

Gjendja shëndetësore e ish-trajnerit të Barcelonës, është shqetësuese, pasi ai ende nuk do të mund të hipi dhe të udhëtojë me aeroplan.

“Kam një problem në syrin tim të djathtë, kam pasur dy shkëputje të retinës; herën e parë u operova në shtator dhe të dytën në shkurt. Nuk mund të hipi në avion për shkak të problemit të presionit,”- tha ai disa javë më pare, duke dashur të justifikojë mungesën ë tij që prej nëntorin në krye të pankinës së Meksikës.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorit të “katar 2022” federata meksikane e futbollit futbolli meksikan botërorit të “katar 2022” federata meksikane e futbollit futbolli meksikan

Sondazh

Poll