Sport

VD/ Kaos në Francë! Tifozët pezullojnë ndeshjen, Nancy bie nga kategoria…

23 Prill 2022, 04:47 Nga DOSJA
VD/ Kaos në Francë! Tifozët pezullojnë ndeshjen, Nancy bie

FRANCE Duhet të ishte zgjidhja e fundit, por është kthyer në një tjetër turp për futbollin francez. Pas pesë sezonesh që kur zbriti në Ligue 2, skuadra e Nancy tani do të detyrohet të luajë edhe një kategori më poshtë.

Ndeshja mes Nancy dhe Quevilly-Rouen, e vlefshme për ditën e 35-të të Ligue 2, u ndërpre në minutën e 39-të të lojës kur rezultati ishte 0-3.

Tifozët vendas, të tërbuar nga humbja që do të sanksiononte rënien matematikore të skuadrës së tyre nga kategoria, filluan të lëshonin bomba tymuese në fushë, duke e detyruar gjyqtarin Rémi Landry të pezullonte ndeshjen.

Rreth tridhjetë minuta më vonë mbërriti njoftimi zyrtar: loja mbaroi, duke nënkuptuar, përpos të tjerave edhe një humbje në tavolinë për Nancy, që sezonin e ardhshëm do të luajë edhe një kategori më poshtë.

Pas pus être présent chez les ultras mais quelle bonheur Nancy c’est nous ! pic.twitter.com/EX0DdHSbYZ

— T⚔️ (@toto_rch) April 22, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ligue 1 franceze skuadra e nancy skuadrës së ligue 1 të psg-së ligue 1 franceze skuadra e nancy skuadrës së ligue 1 të psg-së

Sondazh

Poll