Sport

McClaren nuk do të bashkohet me stafin e Ten Hag. United thotë “Jo”!

23 Prill 2022, 05:20 Nga DOSJA

ANGLI – Steve McClaren nuk do të kthehet te Manchester United si asistent trajner i trajnerit të ri holandez.

Sipas “Daily Telegraph”, në fakt ish-trajneri i kombëtares së Anglisë nuk do t’i bashkohet stafit të Erik ten Hag, për shkak se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë refuzuar kërkesën e trajnerit aktual të Ajax.

Përflitet se kundër kësaj kandidature ka qene edhe Sir Alex Ferguson, fjala e të cilit ende ka peshë në klub.

McClaren dhe Ten Hag kishin pasur mundësinë të punonin së bashku te Twente në Holandë, gjë që çoi në fitimin e titullit të Eredivisie në sezonin 2009/10, edhe nëse rolet ishin ndryshe në atë kohë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kaos te manchester united kontratën me manchester united trajneri i manchester united kaos te manchester united kontratën me manchester united trajneri i manchester united

Sondazh

Poll