Sport

‘Kam shkuar me 500 femra”/ Tyson Fury flet hapur për jetën private: E vetmja gjë që…

22 Prill 2022, 18:34 Nga DOSJA
‘Kam shkuar me 500 femra”/ Tyson Fury flet hapur për jetën

ANGLI– Tyson Fury ka zbuluar se ka fjetur me mbi 500 gra dhe madje pretendon se kjo e ka ndihmuar të përmirsojë aftësitë e tij në ring. 33-vjeçari është i martuar me gruan e tij Paris që nga viti 2008 dhe të dy kanë gjashtë fëmijë së bashku. Në vitin 2011, ai shkroi në Tëitter se mardhënia seksuale përmirëson gjendjen fizike.

Duke folur për Boxing Neës Online, Fury tha: “Unë jam një gënjeshtar, një mashtrues, një person krenar, kot. E vetmja gjë për të cilën pendohem në jetë është seksi para martesës. Nëse do të mund ta fshija atë, atëherë jeta ime do të ishte praktikisht e përsosur. Më vjen keq për të gjitha gabimet që bëj me njerëzit.” – u shpreh ai. “Duhet të kem kryer mardhënie seksuale me mbi 500 gra, më shumë, nuk e di, e kam humbur llogarinë”.

“Unë e shikoj atë tani si të neveritshme. Unë nuk jam një person fetar, por më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit dhe të bëj gjëra të mira. Po i ndal të gjitha gjërat e këqija,” shtoi ai.Tyson Fury aktualisht është i martuar i lumtur me Parisin. Çifti u takua për herë të parë kur boksieri ishte 17-vjeç. Të dy u martuan në vitin 2008 në kishën katolike St. Peter in Chains në Doncaster, South Yorkshire.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport boks tyson fury boks tyson fury

Sondazh

Poll