Sport

PSG, revolucioni fillon nga stoli; klubi francez nis kontaktet me Conten

22 Prill 2022, 20:28 Nga DOSJA
PSG, revolucioni fillon nga stoli; klubi francez nis kontaktet me Conten

PARIS– PSG po përgatitet për revolucion për të provuar për fitimin e Champions League. Eliminimi në raundin e 1/16-të ndaj Real Madrid i ka kushtuar Mauricio Pochettinos i cili në fund të sezonit mund të largohet.

Sipas shtypit francez, kandidati kryesor për t’u ulur në pankinë është Antonio Conte. Sipas asaj që raporton ‘Le Parisien’ tashmë kanë pasur kontaktet e para mes agjentëve të teknikut italian dhe klubit francez.Negociatat nuk do të jenë të lehta sepse trajneri ka ende një vit kontratë me Spurs.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte psg conte psg

Sondazh

Poll