Sport

Ja pse Kun Agüero hyn në “Hall of Fame” të Premier League…

23 Prill 2022, 09:08 Nga DOSJA
Ja pse Kun Agüero hyn në “Hall of Fame” të Premier

ANGLI – Nëse Leo Messi nuk do të kishte ekzistuar, Kun Agüero do të ishte “Messi” argjentinas. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt është kaq tokësor, i thjeshtë, i përulur dhe argëtues, karakteristika që e shoqërojnë prej dekadash dhe që nuk i ndryshuan arritjet e tij, saqë pikërisht bëmat e tij nuk janë arsyeja kryesore për të cilën njihet sot.

Përpara aritmisë së tij, asaj që e detyroi të linte futbollin, Kun gjeti përmes përdorimit të rrjeteve sociale, një mënyrë të papritur për të ndërvepruar me njerëzit dhe shumë herë nuk dukej se ai që ishte pjesë në “Hall of Fame” në Premier League.

E vërteta është se Kun është një ‘përbindësh’ absolut. Profili i tij i ulët normalizon punën e tij të bollshme gjatë gjithë karrierës së tij te Manchester City, ndaj edhe autoritetet e Premier Leagues morën përsipër ta njohin atë siç e meritonte dhe e zgjodhën si një nga anëtarët e “Hall of Fame”.

Ja dhe katër shenjat dalluese të Kunit:

“Që kur isha nëntë apo dhjetë vjeç kam dashur të luaj në Premier League. Mendoj se është liga më e mirë në botë, ajo me futbollin më të bukur dhe atmosfera në stadiume është gjithmonë e pabesueshme. Të jesh pjesë e “Hall of Fame” më bën shumë të lumtur mua dhe familjen time. Djali im do të jetë në gjendje të thotë, se babai i tij ka arritur të bëjë diçka. Më pëlqente të luaja për Manchester Cityn dhe kujtimet e fitimit të titullit kampion pesë herë, shënimi i golit më të rëndësishëm të karrierës ime, do të mbesin të paharruara për mua”,- ka komentuar Kun Aguerro në faqen e Premier League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 33-vjeçari sergio aguero aguero iu bashkua barcelonës sulmuesi sergio agüero ylli i manchester cityt 33-vjeçari sergio aguero aguero iu bashkua barcelonës sulmuesi sergio agüero ylli i manchester cityt

Sondazh

Poll