Sport

FIFA jep ultimatumin: Ndeshja e pezulluar Brazil-Argjentinë do të luhet!

23 Prill 2022, 08:12 Nga DOSJA
FIFA jep ultimatumin: Ndeshja e pezulluar Brazil-Argjentinë do të

BRAZIL – Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut në “Katar 2022” dhe e pezulluar më 5 shtator, pas pak minutash për shkak të ndërhyrjes së Anvisas (autoriteti shëndetësor brazilian), do të luhet më 22 shtator.

Kjo u është komunikuar nga FIFA për të dy federatat. Brazili, si vend organizator, do të duhet të përcaktojë dhe të njoftojë stadiumin, që do të presë ndeshjen deri më 22 qershor.

Rezultati teknik i këtij takimi nuk luan asnjë rol në renditjen e skuadrave pas ndeshjeve kualifikueseve për zonën e CONMEBOL-it.

Por ndërkohë, ajo do të jetë përballja e dytë brenda pak muajsh, mes dy prej favoritëve të mëdhenj për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, të cilët tashmë kanë planifikuar edhe një miqësore midis tyre më 11 qershor në Melburn të Australisë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksidentohet trajneri i argjentines federata braziliane e futbollit aksidentohet trajneri i argjentines federata braziliane e futbollit

Sondazh

Poll