Sport

Lazio-Milan: tifozët në revoltë ndaj Lotitos për rritjen e çmimit të biletave

23 Prill 2022, 04:22 Nga DOSJA

ITALI – Në Romë, në anën biancoceleste, për ndeshjen kundër Milanit u shitën vetëm 19.000 bileta: revoltës së Curva Nord iu bashkua edhe Sodalizio della Tevere, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit biletave.

Presidenti Claudio Lotito nuk e priste, por nuk donte të bënte asnjë hap prapa. Jo vetëm kaq: shpjegimet e tij përfunduan duke përkeqësuar situatën dhe duke rritur distancën me fansat.

“Kështu, – shkruan Corriere dello Sport,- besimi është rikthyer në nivelin më të ulët historik: asgjë më keq, në funksion të një finaleje, në të cilën do të ishte e nevojshme mbështetja maksimale nga tifozët”.

Por le të vijmë në fushë, ku në shtëpinë e lacialëve ka vetëm dy lojtarë në dyshim: Pedro, i cili po lufton me një shqetësim në pulpën e djathtë dhe Adam Marusic, i cili po largon pasojat e gripit. Lajme të mira nga të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Patric. Konfirmime nga Sergej Milinkoviç-Savic, i cili u rikthye në kapacitet të plotë dhe i gatshëm për të hyrë në fushë që nga minuta e parë me Leivën dhe Luis Alberton në mesfushë.

Te Milani Zlatan Ibrahimovic bëri një pjesë të punës me grupin gjatë seancës së kësaj të premteje. Sulmuesi suedez, pasi punoi me shokët e tij, më pas ka vazhduar stërvitjen duke kryer zakonet e tij. Asgjë nuk përjashtohet, edhe pre prania e tij është tepër bnë dyshim. Ndërkohë, Ante Rebic është rikuperuar dhe tani është i gatshëm për ndeshjen në Romë.

Formacionet e mundshme të Lazio-Milan:

LAZIO (4-3-3): Strakosha (Reina); Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic (Hysaj): Milinkovic (Basic), Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni. Trajner: Sarri.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud. Trajner: Pioli.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori sportiv i lazios lotito është duke pritur ofertën e duhur presidenti i lazios drejtori sportiv i lazios lotito është duke pritur ofertën e duhur presidenti i lazios

Sondazh

Poll