Aktualitet

Emri i presidentit/ Berisha: Rama do të bëhet vetë, ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

22 Prill 2022, 08:14 Nga DOSJA
Emri i presidentit/ Berisha: Rama do të bëhet vetë, ka frikë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka “zbuluar” skemën sesi kryeministri Edi Rama ka si qëllim që të caktohet si president. Në komunikimin e përjavshëm me gzetarët, lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha tha Rama do të caktojë drejtoreshën e tij të kabinetit, Vali Bizhgën, që të ketë rrugën e lirë që t’i zërë vendin si kryetar shteti kur ai të dojë. Po për këtë çështje u shpreh se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga PS, qoftë edhe ndonjë bashkëpunëtor i tij. I vendosur Berisha tha se çdo emër që del nga goja e Ramës merr karton të kuq nga opozita. Berisha ripërsëriti edhe akuzën ndaj ambasadore amerikane, Yuri Kim, për të cilën thotë se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Berisha këtë herë e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatore. Madje tha se kishte dhe prova e fakte kundër saj, por do t’i vendoste në dispozicion vetëm po t’ja kërkonte Ambasada Amerikane. Ndër të tjera, Berisha foli edhe për cështjen CEZ-DIA dhe kërkesën e Taulant Ballës që SPAK të nisë hetimet ndaj ish-kryeministrit. Por për këtë dosje Berisha u shpreh se nuk ka asnjë problem për të dhe mund të dëshmojë sa herë që ta kërkojnë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

Shtyu dje Alibeajn, Berisha: Kurth banal! U keqpërdorua. Deklarata e Kim? Qesharake

Do votonit president ndonjë ish-bashkëpunëtor tuajin? Berisha: Jo! Nëse e propozon Rama…

SPAK rikthen dosjen e CEZ, a i druhet hetimeve? Berisha: Le të hetojnë, s’ka problem

Berisha nxjerr EMRIN: Ja kush është propozimi i Ramës për president, SKEMA që ka në mendje

S’ka më akuza për kanabis! Berisha: Klanet qeveritare kanë nën kontroll “ferma bitcoin-i”

Bordi për çmimet e shportës, Berisha: Të hiqen, po përligjin abuzimet!

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll