Aktualitet

Sako shkarkoi djalin e Spartak Brahos si nënkryetar në Durrës, Gjykata rrëzon vendimin

22 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
Sako shkarkoi djalin e Spartak Brahos si nënkryetar në Durrës,

DURRËS- Gjykata Administrative e Durrësit ka rrëzuar vendimin e kryetares së bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako për shkarkimin e Arbër Brahos nga posti i nënkryetarit të kësaj bashkie. Në vendimin e marrë dy ditë më parë, togat e zeza e kanë cilësuar si të paligjshëm shkarkimin e djalit të ish-deputetit Spartak  Braho, ndërsa i gjithë procesi për ta ka shkelje të procedurave administrative.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm, për të dëmshpërblyer Brahon për largimin e tij nga detyra. Braho u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mbante postin e nënkryetarit të bashkisë që prej vitit 2013, mirëpo largimin e tij nga posti ai nuk e kaloi në heshtje. 

Ai nuk u ndal në sulme edhe ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, të cilin e akuzoi për tenderin prej 1 miliard lekësh për vendosjen e korsisë së biçikletave në rrugën “Pavarësia” të qytetit bregdetar, ku sipas tij është kryer vjedhje, edhe pse kjo çështje u mbyll nga Prokuroria. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arbër braho durres gjykata e durresit arbër braho durres gjykata e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...