Aktualitet

Moti i keq/ Disa zona pa energji në Vlorë, pezullohet lundrimi në portin e Shëngjinit

22 Prill 2022, 10:18 Nga DOSJA
Moti i keq/ Disa zona pa energji në Vlorë, pezullohet lundrimi në

VLORË– Moti i keq në vend ka krijuar problematika në disa qytete të ndryshme të vendit. Në Vlorë OSSH ka njoftuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat periferike të qytetit, në Radhimë dhe Orikum, ndërkohë që në Llogara energjia është stakuar për të mbrojtur pajisjet elektrike në nënstacion. Probleme ka pasur edhe në portin e Shëngjinit. Prej mëngjesit të ditës së premte kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.

Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shengjin vlore moti i keq ne shqiperi shengjin vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...