Aktualitet

Berisha e KONFIRMON! Jozefina Topalli rikthehet në PD

22 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
Berisha e KONFIRMON! Jozefina Topalli rikthehet në PD

TIRANË– Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli do të rikthehet sërish në parti. Lajmi është i bërë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në MCNTV. Berisha tha se Topalli do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar. 

Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?

Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar. Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore jozefina topalli sali berisha jozefina topalli sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...