Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Bordin për rregullimin e çmimeve të produkteve të shportës, duke kërkuar heqjen e tij me pretendimin se po përligj zhvatjen e qytetarvëe. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ka rritje të mëdha të çmimeve, ndërkohë që shtoi se këtë kohë krize, qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës.
“Ka rritje të mëdha të çmimeve po shkohet drejt mungesës së ushqimeve, bordet e krijuara janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e ushqimeve. Qeveria është e detyruar që të mbrojë popullatën nga agresioni i rritjes së çmimeve. Bordet përligjin mundësi të reja ç’rregullimi. Mallrat e shportës u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja, ajo u kapërcyer pa një problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës,“-tha Berisha.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Problemet më tronditëse për shoqërinë, janë rritja e papërmbajtur e çmimeve. Veçanërisht 300% – 400% të çmimeve ushqimore, këto shënojnë rritjet më të larta, se në çdo vend tjetër. Vaji i gatimit është rritur me 300 e ca për qind, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje të mëdha ka shënuar buka, brumërat, zarzavatet. Faktikisht, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare. Bordet e krijuara nga qeveria, janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë e mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare. Bordet vetëm sa përligjin spekulimin dhe krijojnë me këtë përligje mundësi dhe rrugë të tjera spekulimi. Anulimi i bordeve përveç entit rregullator të energjisë, i cili është një institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë. Por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave, që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është praktikë e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Mund t’ju rikujtoj këtu se rritja me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem, sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe çdo banor nga qeveria. Ne kemi një praktikë, kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit në çmimet e tregut të lirë. Mallrat e shportës që të gjitha u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut quhej në atë kohë kjo masë, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë.
LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer dashurisë së vjetër.. për Juventuesin. Sot, kreu i qeverisë u shfaq në Lezhë me një xhup që kishte ste...
Mbledhjet e qeta me diskutime pa tone të larta dhe duke iu referuar vetëm rendit të ditës duket se do të mbeten edhe për një kohë të gjatë nostalgji në Grupin P...
TIRANË– Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutuan zhvillimet në Partinë Demokratike dhe proc...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet të ndërtojë një parti të re. I ftuar në TPZ, Berisha tha...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata nga Derpartam...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për dosjen e CEZ, gjë për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
TIRANË– Ish kryeministri, Sali Berisha është i bindur që Partia Demokratike do të vijë në pushtet me të. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se kryeministr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se për të nuk ka asnjë parashkrim dhe se shanset që të përfundojë në burg, janë zero. I ftuar në...
TIRANË– Agron Duka, kreu i Paartisë Agrare Ambientaliste ka treguar detaje nga takimi që ka pasur për zgjedhjen e Presidentit të ri. I ftuar në “Top ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur mundësi për të lobuar në mënyrë që t’i hiqet shpallja non-grata nga Shtetet e Bashkuar...