Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Berisha nxjerr EMRIN: Ja kush është propozimi i Ramës për president, SKEMA që ka në mendje
22 Prill 2022, 10:18Nga DOSJA
TIRANË- Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot kur se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë kryetar shteti. Ndaj sipas Berishës, drejtoresha e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, është personi që kryeministri Edi Rama do në krye të Presidencës.
“E keni marrë vesh se cili është emri më i përfolur. Sipas Ramës, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër. Emri i saj nuk figuron asnjë zarf. Prisni tani emrat e shoqërisë civile, s’po e them emrin akoma. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës elektorale t’i lirojë vendin Edi Ramës, gjë që nuk do ndodhë kurrë. Harrojë këtë skemë se nuk pranohesh president,”-tha Berisha.
PJESË NGA BISEDA:
Çështje tjetër që dua të sjell në vëmendjen tuaj, është procesi i zgjedhjes së presidentit. Si mund ta karakterizojmë me një fjalë këtë proces? Në rast se javën e kaluar këtu folëm me fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme se kongresi i PS-së ishte më i ngjashëm se çdo gjë tjetër me një mbledhje të “Cosa Nostra”-s, unë mund t’ju them ju se procesi i zgjedhjes së presidentit, nga një proces dinjitoz që duhet të jetë është shndërruar gjatë javës që po kalon në një proces tipik të “Cosa nostra”-s. Edi Rama për të zgjedhur, Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfet sekretë. Mund tju pyes se cili ka dalë nga zarfet sekret emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër? Nuk keni dëgjuar, jua them unë! Sipas statistikave të Edi Ramës dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Keni të drejtë që habiteni… Por çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje si “Cosa nostra”. Prisni tani kur të vijnë email-et e shoqërisë civile. Unë s’po e avancoj emrin po do e them javën tjetër. U ndala në këtë moment për të theksuar se sa qesharak, jo serioz, jo transparent e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Sepse ky është proces kushtetues. Sot po kërkohet një kandidat që në prag të disfatës elektorale të pranojë të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin Edi Ramës, çka s’do të ndodhë kurrë. I them harroje këtë skemë se në mënyrë absolute nuk do të ndodhë kurrë, në mënyrë absolute nuk pranohesh President me skema mafioze. Mendon vetëm për veten se si të garantojë mbrojtje ligjore nga afera më kryesore që ka dalë deri më sot, afera incineratorëve, ku ai ka firmosur një procedurë antiligjore për kontratën e incineratorëve.
TIRANË– Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme se do të propozonte ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e deputetit të Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeajt për vendimin e statutit të 11 Dhjetorit. Vendim...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka zhvendosur denoncimin e tij nga kanabisi tek një fushë tjetër. Ai ka nisur të bëjë denoncimet e p...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer dashurisë së vjetër.. për Juventuesin. Sot, kreu i qeverisë u shfaq në Lezhë me një xhup që kishte ste...
Mbledhjet e qeta me diskutime pa tone të larta dhe duke iu referuar vetëm rendit të ditës duket se do të mbeten edhe për një kohë të gjatë nostalgji në Grupin P...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet të ndërtojë një parti të re. I ftuar në TPZ, Berisha tha...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata nga Derpartam...