Aktualitet

Shqiptari bëhet ‘hero’ në Itali! Shpëtoi foshnjen, 44-vjeçari: E dëgjova, s’mendova pasojat

22 Prill 2022, 08:26 Nga DOSJA
Shqiptari bëhet ‘hero’ në Itali! Shpëtoi foshnjen,

ITALI– Tomorr Buzi është shqiptari i kthyer në hero në Itali. 44-vjeçari, i cili jeton prej 17 vitesh në Romano ndodhej në liqenin Braies, në momentin kur për shkak të temperaturave u shkri akulli. Buzi ishte me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihmë. Ai pa që foshnja e saj qante pasi kishte rënë në ujërat e ftohta të liqenit Braies dhe vrapoi për ta shpëtuar.

“Kur pashë që akulli u thye dhe një fëmijë kaq i vogël u rrëzua në ujin e ngrirë, nuk mendova për asnjë moment për rrezikun apo pasojat, thjesht e dija se duhej ta shpëtoja”.- ka thënë shqiptari, raporton Bergamo.corriere.it

 “Kur arrita aty ku ishin’– vazhdon 44-vjeçari– ‘nëna me gjithë forcën që kishte e nxori fëmijën nga uji. Ishte e qartë se ajo ishte e rraskapitur. U përkula dhe e kapa.’

Për gjestin fisnik ai u takua edhe me kryebashkiakun Sebastian Nicoli, i cili i shprehu mirënjohje për shpëtimin e foshnjes. 

Nicoli e ka takuar për ta përshëndetur dhe falënderuar për gjestin e bërë që shpëtoi një familje.

“Më thanë që kur Tomorri pa fëmijën dhe prindërit në rrezik, nuk hezitoi që t’i ndihmonte. Një përgjegjës, i pushtuar nga emocionet teksa rikujtonte momentet dramatike, më tregoi se si mori fëmijën në krahë nga Tomorri, një fëmijë, i cili i shpëtoi vdekjes falë ndërhyrjes në kohë dhe heroike të bashkëqytetarit tonë. Kërkova që të takoja personalisht zotin Tomorr Buzi për të pasur mundësinë që t’i shtrëngoja dorën, ta falenderoja dhe t’i shprehja në emër të gjithë komunitetit tonë se ne jemi krenarë për të”, tha kryebashkiaku i Romanos, Sebastian Nicoli.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet diaspora itali shqiptari ne itali tomorr buzi itali shqiptari ne itali tomorr buzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...