Aktualitet

Kërkoi pezullimin e dënimit! Gjykata e Lartë ‘rrëzon’ Llallën, Kraja: Sëmundja nuk e pengon

22 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
Kërkoi pezullimin e dënimit! Gjykata e Lartë

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Ish-kryeprokurori iu drejtua përpara disa ditësh me një kërkesë Gjykatës së Lartë, ku i kërkoi pezullimin e dënimit të tij me argumentin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja fatale për shëndetin. Por trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit vendosën ndryshe duke mos e marrë parasysh kërkesën e ish-kryeprokurorit. Ndërkohë që drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është shprehur se gjendja e tij shëndetësore nuk e pengonte për gjëra të tjera.

Sëmundja e Llallës është një fakt i njohur prej kohësh, por kjo nuk e ka penguar të kryejë detyra të rëndësishme shtetërore,”- ka thënë Kraja.

Ndërkohë që avokati i Llallës e quajti të çuditshëm vendimin e dhënë sot në Gjykatën e Lartë, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj mediave.

“Ka një çudi shumë të madhe, sa kohë që Gjykata e Apelit në Itali e ka pranuar gjendjen e tij të rënduar, ndaj edhe nuk e ka pranuar ekstradimin. Unë sot në Gjykatën e Lartë nuk isha për ekstradimin, por për gjendjen shëndetësore, shqetësimin shëndetësor e ka njohur gjykata në Itali. Gjykata e Lartë nuk e njohu referuar edhe pasionit tuaj për ti futur njerëzit në burg,”-tha ai.

Aktualisht Llalla ndodhet aktualisht në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij. Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kryejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...