Aktualitet

Ndryshime në Prokurori! Caktohen drejtues të rinj në Përmet, Sarandë, Vlorë e Durrës

22 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Ndryshime në Prokurori! Caktohen drejtues të rinj në Përmet,

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar katër drejtues të përkohshëm të zyrave të prokurorive. Ndryshimet kanë prekur Prokurorinë e Vlorës, Durrës, Sarandës dhe Përmet. 

NDRYSHIMET:

Asllan Bajramaj, është caktuar drejtues i Prokurorisë Përmet.

Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;

Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË I KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e premte, më 22.04.2022, mbledhjen plenare të radhës, në prani të gjithë anëtarëve të Këshillit si dhe të ftuarëve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Programi OPDAT. Nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,zotit Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin e proces-verbalit të seancës plenare të datës 13.04.2022. Më pas, përmes praktikës së caktimeve të përkohshme, Këshilli ka vendosur unanimisht miratimin e projekt-akteve për caktimet e përkohshme në pozicionin Prokuror për zonjën Elidjana Kasa, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërkohë, me 8 (tetë) vota pro, 1 kundër (z.Sokol Stojani) dhe në mungesë të zotit Zeqir Hoda, pas deklarimit të konfliktit të interesit nga ana e tij, Këshilli miratoi edhe projekt-aktin për caktimin e përkohshëm në pozicionin Prokuror, të zotit Kujtim Basha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Në vijim, janë miratuar unanimisht caktimet e përkohshme për katër (4) Drejtues të zyrave të prokurorive si vijon;

– Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Asllan Bajramaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.;

– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;

– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;

– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt-aktin për mbarimin e statusit të magjistratit për zotin Brahim Dragjoshi, prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër si dhe pranimin e kërkesës dhe miratimin e qëndrimit në detyrë të magjistratit z. Thoma Jano, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise klp keshilli i larte i prokurorise klp

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 09:03

3 të zhdukur në Tiranë

TIRANË- Tre qytetarë në Tiranë janë zhdukur. Sipas Policisë, një 81-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh. M., i cili vuan nga probleme të shëndetit...