Aktualitet

Fotolajm/ Fotografohet rrëqebulli i Ballkanit në Parkun e Prespës

21 Prill 2022, 18:05 Nga DOSJA
Fotolajm/ Fotografohet rrëqebulli i Ballkanit në Parkun e Prespës

POGRADEC- Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar mbrëmjen e sotme në Parkun Kombëtar të Prespës. Ky rrëqebull është fotografuar gjithashtu edhe në anën maqedonase në Parkun e Prespës, duke vërtetuar se po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit.

Postimi i Plotë:

FOTOGRAFOHET PЁR HERЁ TЁ PARЁ RRЁQEBULLI I BALLKANIT NЁ PARKUN KOMBЁTAR TЁ PRESPЁS. Duke përkuar rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011, një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit. Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzitojnë për jetën e egër.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rrëqebulli i ballkanit rrëqebulli i ballkanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2022, 17:52

Shehu pret në zyrë kreun e KLP-së (Takimi)

TIRANË– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. ...