Aktualitet

I plakur apo i lodhur? Shenjat që tradhëtojnë Edi Ramën

21 Prill 2022, 17:45 Nga DOSJA
I plakur apo i lodhur? Shenjat që tradhëtojnë Edi Ramën

TIRANË– Viti i 58 i lindjes duket se nuk e ka gjetur në gjendjen e tij më të mirë kryeministrin Edi Rama. E shenjat e para i dha sot në Kuvend duke lëshuar fjalën, atë me të cilën mburret si nxënës i Fan Nolit dhe Faik Konicës. Sot, nga Foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë foli për diçka të padëgjuar më parë; një shpirt të vdekur. Nga ç’njeh historia e njerëzimit, çdo fe, çdo besim, shpirti është e vetmja gjë që nuk tretet me kockat pas vdekjes. Por për Ramën është ndryshe.

“U dëgjua një zë nga kjo botë, një zë që bëri sens në diskutim, po i referohem sepse është e rëndësishme të themi atë që duam. Ndërsa shpirtat e vdekur, apo të lirë si të doni quajini, se shpirti i vdekur është shpirt i lirë, nuk është fare fusha ime. Ne me të vdekurin nuk bashkëpunojmë. Ka të gjallë që janë të vdekur, një pjesë janë të vetëdijshëm dhe tërhiqen,”-tha ai.

Mirëpo ka një problem të vogël, vdekja e shpirtit nuk e ekziston si koncept, në asnjë fe apo besim pagan. Përkundrazi feja dhe besimet pagane bazohen pikërisht në shpirtin që jeton pas vdekjes së trupit, pra “ulja”që Rama do t’i bëjë kundërshtarit të tij historik në politikë, Sali Berishës, nuk qëndron. Ai mund të jetë “I vdekur politikisht” për Ramën, por shpirtin duhet t’ja lërë gjallë që ta “vrasë”. Shpirti i një të vdekuri është i lirë. Madje më i lirë së kurrë në formën e një energjie të pafundme dhe të pazbuluar!

Por nuk mbaron me kaq! Pak provokim nga Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe nënqeshja ironike e Enkelejd Alibeajt e ka bërë Ramën që të humbasë toruan. Aq sa doli dhe kundër ambasadës amerikane deri në momentin që kapi veen se çfarë po thotë. Me tone të lartë, në kundërakuza me demokratët, Rama i akuzua se ishin kthyer si diplomatët e SHBA në Shqipëri që caktonin gjithçka. I shkau goja! E kuptoi dhe vetë! E menjëherë u tërhoq duke marrë përsipër vazhdimin e marrëdhënieve diplomatike, madje jo vetëm me SHBA, por edhe me Bashkimin Europian.

“Jeni bërë si ambasada amerikane këtu në Tiranë. Caktoni kush duhet të iki, kush duhet të rrijë, kush ka vjedhur e kush…merrni raportin e DASH sikur e keni nxjerrë ju! Ë! Është qesharake. Flisni sikur keni imunitet diplomatik nga ambasada amerikane. Gënjeni veten që të jeni shumë të qartë. Kapuni mbas Flamurit të PD, se atë amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. E keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na e trego ne nga çfarë u distancuam ne dhe nga cila duhet që të distancoheni ju. E dimë shumë mirë çfarë bëjmë. Mos na e qani hallin për marrëdhëniet as më Amerikën, as Europën dhe as më shqiptarët. Për shkakun tuaj janë ekskluzive tonat. Këto lojrat me flamur amerikan, iu bëjnë qesharak,”-shtoi Rama.

Këto gabime Rama s’i ka bërë kurrë më parë, pse tani? Mos vallë ka nisur që të humbasë fillin e mendimin që as shumë e “vetë-lëvdon”? Mosha bën të vetën, por ka një konkurent të fortë përballë, Sali Berishën. Përveç hapave, me mendim e mund paraardhësin e tij? Apo po i shterojnë forcat…?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama seanca plenare 21 prill 2022 edi rama seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll