Aktualitet

Berisha shtyu nga Foltorja Alibeajn, Yuri Kim jep PARALAJMËRIM: Të mos përsëritet më!

21 Prill 2022, 14:34 Nga DOSJA
Berisha shtyu nga Foltorja Alibeajn, Yuri Kim jep PARALAJMËRIM: Të mos

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ashpër pas gjestit të Sali Berishës kundrejt Enkelejd Alibeajt. (SHIKO KËTU) Yuri Kim ka paralajëmruar Berishën që akte të tilla të mos ndodhin më, por nuk ka përmendur se ç’ndodh nëse paralajmërimi i saj nuk merret për bazë nga lideri historik i Partisë Demokratike. Por nuk u ndal me kaq! Kim shtoi se sulmet e dhunshme ndaj godinave, duke nënkuptuar kështu përplasjen mes demokratëve më 8 janar për selinë blu, madje merr përsipër që të vlerësojë nëse Alibeaj kishte të drejtë apo gabim që t’i mohonte fjalën Berishës.

Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin të shkuarës. Të mos përsëritet!,”-shkruan ambasadorja Kim.

Kjo nuk është hera e parë që Kim del kundër Berishës që prej kohës kur ai u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në çdo dalje, Kim ka sulmuar liderin historik të demokratëve, por edhe pse i janë kërkuar, deri më tani nuk ka paraqitur prova për akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërkohë edhe Berisha nuk është frenuar me ofendimet ndaj saj duke e cilësuar si “guvernatore”. Gjithashtu ka nisur një gjyq në Francë me sekretarin e DASH, Antony Blinken. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha shtyn alibeajn seanca plenare 21 prill 2022 yuri kim berisha shtyn alibeajn seanca plenare 21 prill 2022 yuri kim

Sondazh

Poll