Aktualitet

Basha mungon në selinë blu, por jo në terren, takimet me demokratët (Zonat)

21 Prill 2022, 17:40 Nga DOSJA
Basha mungon në selinë blu, por jo në terren, takimet me

LEZHË– Lulzim Basha ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, por nuk i ka ndaluar takimet me demokratët. Sot, ai është ndalur në Lezhë ku është ulur në tryezë me demokratët e kësaj zone. Në fjalën që ka mbajtur, Basha është shprehur se qëllimi i tij është që të afrojë më shumë demokratët që pas përçarjes së tyre dhe krijimit të grupit të Rithemelimit.

Që pas largimit të Bashës nga posti i kreut të PD-së, ai ka zhvilluar takime me disa grupe demokratësh. Në fund të muajit mars, Basha u takua me demokratët e degës nr. 2 në Tiranë. Më pas u ndal në Rrogozhinë. Krah tij në këtë zonë ishte gjithashtu edhe kryetari i degës së PD, Ferdinand Saraçi, i cili kandidoi në zgjedhjet e pjesshme lokale. Në Rrogozhinë, PD-ja e drejtuar nga Basha doli forcë e dytë, ndryshe nga pesë qytetet e tjera ku ishte e fundit.

Pas Rrogozhinës, ish-kryedemokrati është ndalur në Shkodër e Berat. Dje u ndal në Fier, ku krah tij ndodhej edhe  Agron Kapllanaj, njeriu që komandoi në krye të demokratëve të kësaj zone pas largimit të Luan Baçit. Në selinë blu, Basha nuk është parë më. Ai ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e grupit parlamentar.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll