Aktualitet

Aksident tek Fabrika e Miellit, lëndohet një 2-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

21 Prill 2022, 16:44 Nga DOSJA
Aksident tek Fabrika e Miellit, lëndohet një 2-vjeçar,

TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Tiranë, pranë mbikalimit tek Fabrika e Miellit. Sipas Policisë së Shtetit, nga përplasja është dëmtuar një 2-vjeçar, i cili ishte pasagjer në njërën prej makinave. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll