Aktualitet

Kontrabande “diplomatike”? Kapet mjeti me verë e 426 pasaporta shqiptare, vinte nga Parisi

21 Prill 2022, 18:00 Nga DOSJA
Kontrabande “diplomatike”? Kapet mjeti me verë e 426 pasaporta

TIRANË– Një hetim që synonte të godiste kontrabandën e alkoolit nga Franca drejt Shqipërisë, dhe që gjatë kontrolleve zbuloi në një magazinë vere 426 pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë e ka detyruar prokurorinë dhe policinë te devijojë hetimin dhe të kërkojë shkresa që vërtetojnë se korrieri Sami Xhebrahimi, që doli para gjykatës ishte i autorizuar për transportin e tyre. Nga hetimet e zhvilluara mbas zbulimit të magazinës me verë dhe pasaporta rezulton se i dyshuari që punon si transportues ishte pajisur me një vërtetim me numër 75 nga ambasada e vendit tonë në Paris për t’i dorëzuar dokumentat biometrike pranë zyrës përkatëse ne Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Të pyetur nga TCH ministria e jashtme këmbënguli se dokumentat biomerike që u përkasin shtetasve shqiptarë ishin grumbulluar gjatë së paku gjashtë muajve të fundit në Francë dhe janë të raportuara  si pasaporta të humbura apo të pavlefshme dhe priteshin të  dorëzoheshin nga  Xhebrahimi pranë ministrisë se jashtme i brenda datës 10 prill.

Por ende nuk ka asnjë shpjegim as nga ministria dhe as nga prokuroria, se përse dokumentat biometrike të shtetasve shqiptarë po transportoheshin përmes një shtetasi që nuk është punonjës i kësaj ministrie. 426 pasaportat dhe shishet me verë janë tanimë të sekuestruara në funksion të hetimeve që po kryhen ndaj Xhebrahimit, arrestuar për kontrabandë. hetime nga te cilat mesa duket nuk është përjashtuar as ministria e jashtme dhe as ambasada jone ne Paris. 392 shishet me verë sipas të dyshuarit i ishin dhuruar në ekspozita të formave të njohura botërore në Bordo të Francës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, gjyqtarja Vjollca Spahiu e liroi të dyshuarin duke e dërguar nën arrest shtëpiak. Në gjykatë u deklarua se kontrolli u kërkua nga drejtoria e përgjithshme e doganave me mbështetjen e policisë gjyqësore pas dyshimeve se në magazinat e 65-vjeçarit grumbullohej dhe shitej verë pa pullën fiskale.

I dyshuari këmbënguli se gjatë vizitës në Francë prodhuesit e verërave të njohura i kishin bërë dhurata apo shitje me çmim të lirë dhe se të gjitha shishet e konstatuara i kishte për konsum familjar. Sa i takon pasaportave ai këmbëngul se do t’i dorëzonte pranë institucionit ku ishte autorizuar, megjithëse ato tanimë gjenden në duart e prokurorëve.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sami xhebrahimi sami xhebrahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2022, 17:52

Shehu pret në zyrë kreun e KLP-së (Takimi)

TIRANË– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. ...