Aktualitet

Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për reciprocitetin e targave

21 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje

BRUKSEL– Ka përfunduar pa sukse takimi midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas Besnik Bislimit, pala serbe e përfaqësuar nga Petar Petkoviç nuk ka prezantuar asnjë draft në grupet e punës dhe nuk ka pranuar asnjë zgjidhje për reciprocitetin e targave duke kërkuar një alternativë tjetër brenda 30 ditësh.

Pala serbe nuk i është përmbajtë marrëveshjes së palëve, pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhë preferencën e vet, pala serbe ka refuzu të përcaktojë preferencën e saj. Rrjedhimisht nuk kemi mundur të  prezantojmë një zgjidhje sot. Prapë ne me kërkesë të zotit Lajcak kemi ofru një konsension shtesë që për 30 ditë detyra nga grupi  punues të bartet te kryenegociatorët që bashkë ta gjejmë një zgjidhje por pala serbe nuk ka pranuar”, ka thënë Bislimi në një prononcim për gazetarët në Bruksel.

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur pas dështimit të takimi të sotëm ku nuk u arrit asnjë marrëeshje për targat. Në një postim në Twitter Lajcak ka ftuar dy kryenegociatorët që të takohen sërish në tentativë për të arritur një marrëveshje dhe për të vazhduar diskutimet për çështje tjera.

Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.”-ka thënë ai në Twitter.

Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për të arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Sot skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, makinat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.

Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Pas dështimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Lajcak: I ftoj negociatorët të takohen sërish

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel,Lajçak: Pëveç targave do diskutohen dhe çështje të tjera

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni reciprociteti i targave reciprociteti i targave

Sondazh

Poll