Aktualitet

Atentati në Lushnjë/ “Shënjestra”, mik i ngushtë me 2 të vrarë. Ç’e lidh me masakrën e 2017

21 Prill 2022, 11:31 Nga DOSJA
Atentati në Lushnjë/ “Shënjestra”, mik i ngushtë

LUSHNJE- Ndërkohë që 44-vjeçari Kujtim Mema ndodhet ende në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, Policia e Shtetit ende nuk ka një identikit të autorit apo shkak të atentatit të ndodhur dje në Lushnje. Paraprakisht dyshohet se vetë Meta nuk ka probleme, pasi transportonte me kamion mbetje urbane, por mendohet se ndaj tij është qëlluar sepse ishte mik i ngushtë me Besmir Hidën, i cili u ekzekutua në vitin 2019. Hida gjithashtu është daja i Zamir Latifit, që u ekzekutua në masakrën e Lushnjës në 2017, për të cilën i akuzuar kryesor është Laert Haxhiu, një ndër personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.

Deri më tani dihet se autori lëvizte më këmbë dhe ka qenë i vetëm, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe lokalit, por gjithashtu janë marrë në pyetje dhe disa dëshmitarë. Të gjithë kanë rënë “dakord” në një gjë: nuk e kanë dalluar se kush ishte personi që qëlloi për shkak të maskimit. Autori ishte siguruar që të kthehej në një “hije” duke vendosur kapuç, maskë anti-COVID dhe syze. Një pamje kjo tashmë e zakontë ‘falë’ pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Si ndodhi ngjarja dje pasdite?

Kujtim Mema është plagosur në bark teksa konsumonte një pije brenda një lokali, ku ka marrë 2 plumba në bark. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Vetë 44-vjeçari nuk ka probleme me Policinë e Shtetit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mos ketë qenë shënjestra e atentatit pasi në zonë kishte dhe persona të tjerë. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne lushnje kujtim mema atentat ne lushnje kujtim mema

Sondazh

Poll