Aktualitet

Shpluhurosen DOSJET! ‘Ushtari’ i Dumanit zbardh vrasjen e Çelës, Bahos e Ramazanit (Bazat)

21 Prill 2022, 15:09 Nga DOSJA
Shpluhurosen DOSJET! ‘Ushtari’ i Dumanit zbardh vrasjen e

TIRANË– Henrik Hoxhaj, ushtari i Nuredin Dumani që u vu në pranga bashkë me të, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se miku i Dumanit ka pranuar të flasë dhe të bashkëpunojë, duke treguar ngjarjet kriminale në të cilat ai ka marë pjesë. Pas dëshmisë së tij, prokurorët e SPAK kanë tërhequr nga Elbasani dosjet e tri ngjarjeve pa autor të ndodhura në këtë qytet vitet e fundit. Bëhet fjalë për vrasjen e Bujar Çelës, Klevis Bahos e plagosjes së vëllait të tij, Sandër Baho si dhe dosjen e përplasjes me armë në zonën e Papërit, ku Nuredin Dumani ra në pritë, u plagos dhe më pas u prangos.

Hoxhaj ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK, për të cilën aktualisht janë marrë të pandehur Erjon Alibej alias Agim Shurbi si urdhërues dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili. Hoxhaj mësohet se u ka treguar prokurorëve edhe për bazat e strehimit dhe veprimtarinë e tyre në Kosovës, gjë e cila mund të sjellë në vijim dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës. Hoxhaj akuzohet për veprat penale “vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Siç raportoi Dosja.al, Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij. Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.

Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA. Para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve! Ai akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës).

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ‘odiseja’ e shitjes së klubit të futbollit henrik hoxhaj klevis baho nuredin dumani sander baho talo çela ‘odiseja’ e shitjes së klubit të futbollit henrik hoxhaj klevis baho nuredin dumani sander baho talo çela

Sondazh

Poll