Aktualitet

I dehuri rrezikon jetë, aksidenton burrin te ‘Vasil Shanto’ e përplas 6 makina, arrestohet

21 Prill 2022, 13:22 Nga DOSJA
I dehuri rrezikon jetë, aksidenton burrin te ‘Vasil Shanto’ e

TIRANË– Një tragjedi është shmangur në Tiranë. Papërgjegjshmëria e një të riu të dehur në timon mund të kishte shkaktuar një tragjedi por solli një të plagosur, por fatmirësisht nuk ka viktima. Denis Shima, 30 vjeç banues në Tiranë së bashku me një tjetër po lëviznin me një automjet tip “Toyota” me shpejtësi, e menjëherë nuk zbatuan urdhrin e Policisë së Shtetit për të ndaluar në pikë kontrolli, por vendosën që t’i jepnin gaz mjetit. 

Por teksa i jepte mjetit me shpejtësi, makina përplasi një burrë tek vijat e bardha në zonën e ‘Vasil Shantos’ duke e lënë të plagosur në rrugë. Më pas, makina po shkonte drejt autostradës por përplasi 6 makina të tjera dhe u kap nga policia e Tiranës tek ish-Shqiponja. Të rinjtë u bllokuan në një nga tunelet e ish-sheshit “Shqiponja”. Shimës iu bë edhe testi i alkoolit që e nxorri të dehur.

LEXO EDHE KËTË:

Dalin PAMJET/ Si u ndalua 30-vjeçari që i iku policisë, iu bë ‘pritë’ në tunel (TESTI)

(k.m;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denis shima i dehuri ne tirane denis shima i dehuri ne tirane

Sondazh

Poll