Sport

Dështon tenderi për shitjen e të drejtës televizive të Kupës së Francës

21 Prill 2022, 13:07 Nga DOSJA
Dështon tenderi për shitjen e të drejtës televizive të

FRANCE Sipas informacioneve të “L’Equipe”, thirrja për tenderat e të drejtës të transmetimit për Kupën e Francës nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme dhe është shpallur “i pasuksesshëm” nga FFF.

Dy lote ishin në shitje për katër sezonet e ardhshme: i pari me Kupën e Francës për meshkuj dhe i dyti me versionin për femra po të këtij eventi.

Deri më tani, të dy trofetë jepeshin si një paketë për grupin “France Télévisions-Eurosport”, i cili paguante gjithsej 22 milionë euro në vit dhe ndante të drejtat.

Propozimet e marra nga FFF nga “France Télévisions-Eurosport”, e cila nuk ka rival të vërtetë në këtë rast, janë nën pritshmëritë dhe për këtë arsye e kanë detyruar federatën të mos e ndjekë për momentin. “Thirrja për tendera është shpallur vërtet e pasuksesshme,– konfirmon Noël Le Graët, presidenti i FFF-së. – Comex më autorizoi të diskutoja me marrëveshje reciproke. Ne e vendosëm shiritin shumë lart. Tani do të diskutojmë në muajin e ardhshëm”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eurosport france kupën e francës presidenti i fff tenderi eurosport france kupën e francës presidenti i fff tenderi

Sondazh

Poll