Sport

Mesut Özil preferon Stambollin, edhe pse ka marrë një ofertë joshëse…

21 Prill 2022, 09:56 Nga DOSJA
Mesut Özil preferon Stambollin, edhe pse ka marrë një ofertë

TURQI – Kampioni i botës më 2014, Mesut Ozil nuk ka luajtur asnjë ndeshje që kur u përjashtua nga skuadra e Fenerbahçes në fund të marsit. E ardhmja e tij, duket e pasigurt! Por tani duket se ka një ofertë joshëse për mesfushorin fisnik …

Özil (vlera aktuale në treg: 3 milionë euro) ka ende kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2024, por aktualisht shenjat po i thonë “Lamtumirë!”. Por në një intervistë për “TRT SPOR”, një i besuari tij i ngushtë dhe ish-profesionisti Ridvan Dilmen nxit spekulimet!

“Unë di se ka një interes nga Los Angeles. Unë kam parë tashmë një mesazh të shkruar në lidhje me këtë,”- ka deklaruar Dilmen.

Po a do të shkojë Özil në SHBA?! Los Angeles aktualisht udhëheq Konferencën Perëndimore MLS. Strategu i mesfushës do të luante atje me ish-yllin e Premier League, Carlos Vela (33 vjeç). Ashtu si Özil, edhe ai ka luajtur për Arsenalin për një kohë të gjatë. Sipas informacioneve të Dilmen, mesfushorit gjermano-turk me siguri do t’i garantohej një pagë e mirë!…

Megjithatë, duket se ish-ylli i Bundesligës dëshiron ende të qëndrojë në Stamboll. Erkut Sögüt (41) në “Lig Radayo” do të shprehej: “Ai dëshiron të japë kontributin e tij. Dëshiron të luajë dhe të qëndrojë në fushë për 90 minuta”.

Por nëse asgjë nuk ndryshon në situatën e Özil, një ndryshim ndoshta është i pashmangshëm. Mesfushori (92 ndeshje për Gjermaninë) u pezullua nga Fenerbahçe më 24 mars dhe që atëherë nuk ka qenë pjesë e skuadrës profesioniste.

Klubi nuk dha asnjë arsye për hapin drastik. Sipas raportimeve të mediave turke, Mesut Ozil u pezullua së bashku me shokun e skuadrës Ozan Tufan (27 vjeç), pasi të dy u ankuan për trajnerin e tyre Ismail Kartal.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport basti i mesut ozil mesut ozil për fenerbahçen basti i mesut ozil mesut ozil për fenerbahçen

Sondazh

Poll