Sport

West Ham ashpërson masat, frikë nga ‘pushtimi’ i tifozëve të Frankfurtit…

21 Prill 2022, 10:00 Nga DOSJA

ANGLI – West Ham nuk dëshiron të shohë përsëritjen e imazheve të tifozëve të Eintracht Frankfurt në “Camp Nou” edhe në stadiumin e tyre në gjysmëfinalen e Europa League. Për këtë drejtuesit anglezë do të shtrëngojnë shitjet e biletave për ndeshjen e parë të gjysmëfinales mes dy skuadrave më 28 prill në Londër.

Kujtojmë që më shumë se 25 mijë tifozë gjermanë ishin në stadiumin e Barcelonës, ndërkohë që klubi katalan kishte çuar vetëm 5 mijë bileta në Gjermani, siç e përmban rregullorja e UEFA-s.

Klubi anglez ka lëshuar ​​një deklaratë, ku lavdëroi tifozët e tij dhe tha se ka pasur shumë kërkesa për bileta për ndeshjen, por paralajmëron se kushdo që u shet vendin gjermanëve, do t’i pezullohet bileta e sezonit dhe do të ndalohet të shkojë në stadium deri në fund të sezonit.

Gjithashtu West Ham këshillon që kushdo që jeton në Gjermani, por nuk ka blerë kurrë biletë për në stadiumin e Londrës, “nuk do të lejohet të blejë biletë për këtë ndeshje”.

Raportohet se klubi britanik do të çojë 3000 bileta në Gjermani për tifozët e Eintraht Frankfurtit.

“Po përgatisim një tjetër natë magjike, ndaj na përkrahni në mënyrën e duhur. Tifozët që rishesin biletat e tyre në çdo platformë të paautorizuar, do të shohin që biletat e tyre të sezonit të revokohen dhe të ndalohen për të hyrë në stadium deri në fund të sezonit, duke humbur gjithashtu përfitimet e grumbulluara gjatë gjithë sezonit,”- njofton klubi i West Hamit.

B.T (Dosja.al)  

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport debutoi ne europa league në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham debutoi ne europa league në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham

Sondazh

Poll